Këtë të hënë në Rugovë të Pejës ka ndodhur një vetaksident, raporton Gazeta “Enigma”.
Si pasojë e këtij vetaksidenti lëndime kanë marr dy persona, të cilët janë liruar pas trajtimit në Spitalin e Pejës.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Një vetaksident ka ndodhur në Rugovë të Pejës. Si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime të lehta, ku pas trajtimit në emergjencën e Spitalit të Pejës janë liruar. Ndërkaq njësitet e policisë kanë dalë në vend të ngjarjes”, tha Gashi. /Gazeta Enigma/