Vetura godet 10-vjeçaren në Dragash, Policia jep detaje

Vetura godet 10-vjeçaren në Dragash, Policia jep detaje

Një aksident ka ndodhur në fshatin Buzës së Dragashit, ku një automjet ka goditur një vajzë 10-vjeçare.

Drejtuesi i automjetit ka dërguar viktimën në Spitalin e Prizrenit, ku e mitura është trajtuar dhe ka rezultuar që ka marr lëndime të lehta trupore.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Një aksident ka ndodhur në fshatin Buzës të Dragashit rreth orës 17:43, ku një automjet ka goditur një 10-vjeçare. Drejtuesi ka dërguar në viktimën në Spitalin e Prizrenit, e cila ka marr lëndime të lehta trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Gashi.

Related Articles