Stafi dhe lojtarët e KF Ballkanit kanë takuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Gjatë takimit, ai u ka thënë se qeveria është e hapur për ta derisa i ka përmendur edhe sukseset e tyre.
Me gjithë këto suksese, me pjesëmarrje edhe në garat kualifikuese për Ligën e Kampionëve, me shumë lojtarë që nga ky klub tash janë pjesë e shumë ekipeve të njohura në Evropë e më gjerë, e ardhmja e kampionit aktual të futbollit në Kosovë është pa dyshim edhe me më shumë suksese”, shkroi Kurti.
Tutje, Kurti i ka falënderuar stafin dhe lojtarët për siç tha, emocionet e festat këtë stinor, por edhe për dhuratën që ky klubi i ka bëri atij.
“Faleminderit edhe për dhuratën e veçantë, topin e futbollit me nënshkrimet e futbollistëve kampion, me të cilin Ballkani e filloi ndeshjen historike në pjesëmarrjen e parë të ndonjë klubi vendor në Ligën e Konferencës”, tha ai.
Kujtojmë se Ballkani do të marrë pjesë në kualifikimet për fazën e grupeve në Champions League. /Gazeta Enigma