Policia gjermane e angazhuar për ruajtjen e rendit në Euro 2024, gjatë së dielës duket se patën më shumë punë se një ditë më parë.
Kjo pasi tifozët serb e ata anglez janë përleshur mes vete.
Të paktën kështu shihet në pamjet të cilat janë shpërndarë në rrjetet sociale e që shumë shpejtë janë bërë virale, transmeton Gazeta Enigma.
Policia intervenoi menjëherë pasi tifozët filluan të dëmtojnë lokalet në Gelsenkirchen të Gjermanisë.
Kujtojmë që Serbia do të përballet me Anglinë sonte me fillim nga ora 21:00. /Gazeta Enigma
I have arrived to Gelsenkirchen ❤️ pic.twitter.com/6eOQVAw0Ay— Diego | It’s coming home 🏴 (@DiegoNUFC) June 16, 2024