Të martën, më 18 qershor, në Ditën e Çlirimit të Skenderajt do të zbulohet shtatorja e 7-vjeçarit të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se shtatorja është bërë gati për “Ditën e Çlirimit”.
“Nga një lule për mirëseardhjen e Leotrimit, nesër në Ditën e Çlirimit!”, ka shkruar Nura në “Facebook”.
Zbulimi i shtatores është paraparë të mbahet në 13:30 në oborrin e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” afër sheshit “Adem Jashari” në Skenderaj.
Leotrim Ahmeti si 7-vjeçar vdiq më 11 shtator 1998 në spitalin ushtarak në Gradicë të Drenasit, ku edhe u varros. Tetë muaj pas vrasjes së Leutrimit, si luftëtar ra dëshmor edhe babai i tij Malush Ahmeti. / Gazeta Enigma.