Gjermani ka mposhtur Hungarinë me rezultat 2-0, duke dominuar kryesisht lojën, ani se edhe Hungaria kishte rastet e saj, shkruan Gazeta Enigma.
Gjermanët kaluan në epërsi në minutën e 22’ me golin e Jamal Musiala, ndërsa goli i dytë u shënua në pjesë të dytë, me Ilkai Gundogan që shënoi në minutën e 67’.
Gjermania ka blinduar pozitën e parë tani me gjashtë pikë nga dy lojë të zhvilluar, ndërkohë që Hungaria gjëndet në pozitën e tretë me asnjë pikë.
Zvicra është e dyta me tri pikë në grupin A, ndërkohë që e njëjta do të përballet sonte me Skocinë, e cila është e fundit në grup me zero pikë të grumbulluara. /Gazeta Enigma