Kombëtarja shqiptare nesër do të jetë përballë asaj spanjolle.
Kuqezinjtë do ta kërkojnë fitoren, pasi kjo do të jetë sfida vendimtare për ta.
Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka folur për ndeshjen që pritet të jetë vendimtare e që do të zhvillohet nesër prej orës 21:00.
Kapiteni i kombëtares ka thënë se do të japin më të mirën e tyre në këtë ndeshje.
“Besoj që gjithë çunat janë gati për këtë sfidë nesër. Sidomos gjëja më e rëndësishme është që jemi ende në grup dhe kemi akoma rast ta kalojmë grupin dhe do ta bëjmë më të mirën dhe ta provojmë ta bezdisim Spanjën”, tha ai
Tutje ai ka theksuar se edhe formacionin e dytë të “Furisë së Kuqe” e konsiderojnë të njejtë sikur atë të parin.
Skuadra e Sylvinho-s ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para ndeshjes vendimtare, ku do të bëhet e ditur nëse Shqipëria do të vazhdoj tutje ose jo. /Gazeta Enigma