Kombëtarja e Shqipërisë sot do të luaj ndeshjen e cila do të jetë vendimtare për fatin e saj në Euro 2024.
Përballë do të ketë Spanjën.
Që kuqezinjtë të ecin përpara, kanë vetëm një zgjidhje, të fitojnë tri pikë të plota.
Për momentin, Shqipëria ka vetëm një pikë nga dy ndeshjet paraprake, gjë që vështirson kualifikimin përmes vendit të tretë.
Skuadra e Sylvinho-s dje ka zhvilluar përgatitjet e fundit për ndeshjen kundër Spanjës.
Në një konferencë për media, trajneri Sylvinho bashkë me kapitenin Berat Gjimshti thanë se do të bëjnë më të mirën për të vazhduar tutje në Euro 2024.
Ndeshja Shqipëria – Spanja, luhet në “Merkur Spiel Arena” në Dusseldorf, me fillim nga ora 21:00. /Gazeta Enigma