Ndonëse rrugëtimi në Euro 2024 ka përfunduar për “kuqezinjtë”, ata ende duhet të paguajnë edhe një gjobë tjetër UEFA-s.
Kjo e fundit ka vendosur ta gjobisë për herë të tretë Shqipërinë.
Kësaj radhe për shkak të disa incidenteve gjatë ndeshjes kundër Spanjës.
Shuma e këtij dënimi është hiq më pak se 86 mijë e 500 euro, njofton FSHF-ja.
“Ky penalizim financiar ka ardhur edhe këtë herë nga problematikat e shkaktuara nga disa tifozë shqiptarë, të cilët kanë hedhur objekte në fushën e lojës, kanë transmetuar mesazhe të papërshtatshme, kanë ndezur flakadanë gjatë ndeshjes, por edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë zhvillimit të lojës”, thuhet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit. /Gazeta Enigma