Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se ka informacione të sakta se qindra njerëz në Serbi po përgatiten për një sulm të mundshëm ndaj Kosovës.
Por sipas tij, institucionet e sigurisë së Kosovës janë në vigjilencë dhe të gatshme për një sulm të tillë.
“Ka informacione të sakta se një grup prej qindra personash sërish po e bëjnë të njëjtën gjë në Serbi, po ushtrojnë po përgatiten për ndonjë sulm eventual që mund ta përjetojmë”
“Por në jemi gjithmonë të përgatitur, dhe institucionet tona të sigurisë janë në vigjilencën më të lartë”, u shpreh Konjufca. /Gazeta Enigma