Dy vëllezër patën një mosmarrëveshje të cilën mesa duket nuk arritën ta zgjidhnin me fjalë.
Andaj njëri nga ta sulmoi tjetrin. Me ç’rast këtij të fundit iu desht ta lajmëronte policinë.
Sipas njoftimit të policisë, viktimës iu desh të mirrte trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarin për sulmin ata e arrestuan.
Rasti është cilësuar si dhunë në familje.
“Gjakovë 01.07.2024, 23:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton PK. /Gazeta Enigma