Kampionati Evropian, Euro 2024 është drejt fundit.
Në fare pak ditë do të zhvillohen ndeshje tejet interesante, të cilat do të përcaktojnë kombëtaret që do të prekin finalen.
Zvicra është eleminuar mbrëmë nga Anglia, mirëpo emri i Granit Xhakës, vazhdon të qëndroj në statistikat më të mira të publikuara nga UEFA.
Xhaka është i dyti që ka vrapuar më së shumti në pesë ndeshje në Euro 2024, me 62 kilometra gjithësej.
Ndërkaq i pari është mesfushori i kombëtares angleze, Declan Rice.
Rice ka vrapuar 63.9 kilometra gjithsej në pesë ndeshje. /Gazeta Enigma