Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca këtë të marte do të takohet me presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, raporton Gazeta “Enigma”.
Takimi mes dy krerëve do mbahet nga ora 9:00.
Menjëherë pas takimit, Konjufca bashkë me Nussbaumer do të mbajnë konferencë për media. /Gazeta Enigma/