Osmani takohet me Blinkenin në Washington

Osmani takohet me Blinkenin në Washington

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar sot me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se e ka falënderuar Blinkenin për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në Ëashington D.C., në kuadër të Samitit të NATO-s.

“Aleanca me ShBA-në nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global”, ka shkruar Osmani. /Gazeta Enigma

Related Articles