Sonte kombëtarja spanjolle do të përballet me atë fraceze, në Euro 2024.
Dy kombëtaret janë fare pranë finales së madhe të Kampionatit Evropian.
Pritshmëritë janë të mëdha për të dy skuadrat derisa sonte Spanja është shumë afër të thyej një rekord në këtë kompeticion.
Nëse Furia e Kuqe do të triumfonte sonte ndaj Francës, ajo do të bëhej kombëtarja e parë që fiton gjashtë ndeshje në një kampionat evropian.
Për më tepër, ajo do të bëhej kombëtarja e parë që i fiton gjashtë sosh me radhë. /Gazeta Enigma