Agjencia Kosovare Kundër Korrupsioni (AKK), ka bërë publike pasurinë e zyrtarëve në Kosovë.
Pasurinë e ka deklaruar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Sipas të dhënave të publikuar nga AKK, Haxhiu ka deklaruar një banesë e cila është në emër të bashkëshortit të saj, vlera e së cilës arrin 60 mijë euro, e po ashtu disa ari tokë, vlera e tyre është 15 mijë euro.
Te pasuria e luajtshme, Haxhiu ka deklaruar një veturë, e cila është e përbashkët me bashkëshortin e saj, vlera e së cilës arrin në 9 mijë e 700 euro.
Kurse, para të gatshme, Haxhiu thotë se ka 1,198.00.
Ministrja e Drejtësisë, ka edhe disa detyrime financiare ndaj personave juridik dhe fizik, gjithsej rreth 26 mijë euro.