10 milionë euro për transferim, Aro Muric prezantohet te skuadra e re angleze

10 milionë euro për transferim, Aro Muric prezantohet te skuadra e re angleze

Arijanet Muric është larguar nga Burnley pas dy viteve qëndrim te kjo skuadër.

Portieri nga Kosova është zyrtarisht portieri më i ri i skuadrës së rikthyer në Ligën Premier, Ipswich Town.

Skuadra e rikthyer në Ligën Premier ka paguar 10 milionë euro te Burnley për të nënshkruar me Aro Muric.

25-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjate me Ipswich deri në qershor të vitit 2028.

Ai tanimë është prezantuar te ekipi i tij i re dhe është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës në Austri.

Aro will join the Town squad at their training camp in Austria later today. 💪🇦🇹 pic.twitter.com/e68QUMqqWx— IPSWICH TOWN (@IpswichTown)July 17, 2024

“Jam i emocionuar që i jam bashkuar klubit dhe mezi pres të filloj. Kam parë se si luajti skuadra sezonin e kaluar dhe ndjeva se stili do të më përshtatet shumë, kështu që kjo është lëvizja perfekte për mua”.

“Kam pasur biseda të mira me menaxherin dhe Rene (Gilmartin, shef i portierit) dhe besoj se ky është vendi i duhur për mua që të jem ndërsa klubi kalon në Ligën Premier. Mezi pres të fillojm”, tha Aro për TownTV.

✍️ We’re excited to confirm Aro Muric’s arrival on a four-year deal from Burnley.

Read more. ⤵️— IPSWICH TOWN (@IpswichTown)July 17, 2024

Related Articles