Qeveria ka rritur shtesat për fëmijët.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një konference për media bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati.
“Për fëmijën e parë dhe të dytë, shtesat e reja do të jenë nga 20 euro në muaj secili, ndërsa për nënat që kanë tre e më shumë fëmijë, shtesat e reja do të jenë nga 30 euro në muaj për secilin prej fëmijëve, pra edhe për të parin edhe të dytin vlen shtesa 30 euro në muaj. Me fjalë të tjera, një nënë me një fëmijë merr 20 euro në muaj, një nënë me dy fëmijë, merr 40 euro në muaj, ndërkaq një nënë me tre fëmijë, merr 90 euro në muaj. Për çdo fëmijë pas të tretit vlen shtesa e njëjtë prej 30 euro në muaj”, tha Kurti.