Kryeministri Albin Kurti, ka vizituar vendpunimet në rrugën Kijevë – Zahaq, segmenti Kijevë – Dollc.
I pari i vendit u njoftua nga menaxherët e kontratave të tre loteve të këtij segmenti rreth ecurisë së punimeve, shkruan Gazeta Enigma.
Kryeministri përshëndeti edhe falënderoi punëtorët dhe kompanitë për punën që po e bëjnë në realizimin sa më të shpejt të këtij projekti infrastrukturor me rëndësi të madhe për rajonin e Pejës, thuhet në kumtesën për media të zyrës së kryeministrit.
“Në javën e parë të muajit korrik u hapën procedurat për dorëzimin e ofertës për ndërtimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, përkatësisht segmenti Dollc-Zahaq. Segmenti i kësaj rruge ka gjatësi totale 16.27km, e ndarë në 4 lote, me buxhet të planifikuar të projektit prej rreth 46 milionë €”, thuhet tutje në njoftim.