Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës i ka kërkuar shtetit të Serbisë që ta konfiromojë identitetin e personit që u vra sot në Serbi nga forcat serbe, i dyshuar si dorasi që vrau dje një polic serb dhe plagosi tjetër, njofton Gazeta Enigma.
Raportet e pakonfirmuara thonë se i vrari është Faton Hajrizi.
MPJD e bëri këtë kërkesë përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t’ju mbajë të informuar sapo të ketë informacione të reja në lidhje me këtë rast”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /Gazeta Enigma