Daçiq: Do të kërkojmë ekstradimin e Artan Hajrizit nga Gjermania

Daçiq: Do të kërkojmë ekstradimin e Artan Hajrizit nga Gjermania

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se shteti serb do të bëjë kërkesë për ekstradimin e Artan Hajrizit, vëllait të Faton Hajrizit, nga Gjermania.

“Vëllai i Fatonit gënjeu se Fatoni i kishte vjedhur dokumentet. Ai i dërgoi në Serbi”, tha Daçiq sot, derisa foli nga vendi i ngjarjes ku u vra Faton Hajrizi.

Ai ka deklaruar se Faton Hajrizi është monitoruar me kamera për dy ditë dhe se është konstatuar se ka vjedhur një biçikletë.

“Ishte gati të vriste dikë tjetër, jo vetëm policët”, tha Daçiq.

Faton Hajrizi, i cili vrau policin Nikolla Krsmanoviq, është vrarë sot nga policia në një lokacion afër kufirit me Republikën Serbe të Bosnjës. Ai qëlloi disa herë në drejtim të policëve dhe nuk pranoi të dorëzohej.

Related Articles