Bastisje në Lipjan – Kapen disa armë dhe arrestohen dy persona

Bastisje në Lipjan – Kapen disa armë dhe arrestohen dy persona

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se dy persona janë arrestuar të mërkurën pas tri bastisjeve në Lipjan, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe karikatorë.

Prokuroria njoftoi se të arrestuarit H.A. dhe K.K, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i i armëve”, derisa janë sekuestruar tri pushkë, një kallashnikov dhe disa karikatorë.

Aktualisht, edhe një bastisje në disa lokacione është duke u kryer mbi dyshimin për mashtrim.

Related Articles