Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se është hap i gabuar i Bashkimit Evropian njohja e pasaportave ilegale të serbëve të Kosovës për liberalizim të vizave.
Në një konferencë për media, ajo ka theksuar se këto veprime i merr vet BE-ja dhe jo Kosova.
“Ne nuk kemi hezituar në vazhdimësi të paralajmërojmë dhe të informojmë akterët e rëndësishëm në Bashkimin Evropian siç e shihni ata kanë marrë një vendim i cili, sipas gjykimit tonë, jo vetëm që qon në rrugë të gabuar, por të bën të kuptosh që disa akterë në BE nuk janë edhe aq të interesuar për një integrim edhe më të mirë të minoriteteve, të pakicave jo shqiptare në Kosovë, në këtë rast të pakicave serbe, por punojnë më shumë në drejtim të një ndarjeje të tyre”, deklaroi e para e MPJD-së.
“Mendojmë se kjo është rruga e gabuar, ne mendojmë se integrimi sa më i shpejtë i të gjithë qytetarëve të Kosovës me dokumente legale të Kosovës në të gjitha sferat qon në një atmosferë më të mirë për të gjithë ata dhe për të gjithë ne. Nuk heshtim që hapa të tillë të gabueshëm, të mos përsëriten, mirpo duhet të jeni të ndërgjegjshëm që vendimet për BE-në i mer BE-ja dhe jo Kosova”, shtoi ajo.