Pse u deshën 2 orë për të anuluar golin e Argjentinës ndaj Marokos?

Pse u deshën 2 orë për të anuluar golin e Argjentinës ndaj Marokos?

Një rast i rrallë ka ndodhur në Lojërat Olimpike ”Paris 2024”.

Në ndeshjen mes Argjentinës dhe Marokos ndodhi një rast i ”çuditshëm”, ku një gol i shënuar në sekondat e fundit, bëri që ndeshja të ndërprehet e pas një pauze rreth 2 orë, goli u anulua.

Maroko ishte në epërsi 2-1, kur futbollisti Cristian Medina shënoi dhe barazoi rezultatin.

Pastaj u shkaktua një tollovi, ku tifozët maroken u futen në fushë dhe tentuan ti sulmonin futbollistët e Argjentinës.

Të gjithë menduan se ndeshja u mbyll me barazim, por e vërteta ishte ndryshe.

Gjyqtari nuk kishte dhënë sinjalin për përfundimin e ndeshjes pas hyrjes së tifozëve në fushë, derisa gati dy orë më pas, VAR anuloi golin e shënuar nga Medina, duke konfirmuar se ishte offside.

Cila ishte e vërteta dhe pse u nevojiten rreth dy orë për ta anuluar golin?

Në momentin që tifozët maroken u futen në fushë, gjyqtari suedez Glenn Nyberg nxori të dy grupet e lojtarëve jashtë fushës dhe një mesazh në ekranin e madh në stadium shkroi: “Ndeshja juaj është pezulluar, ju lutemi bëni rrugën për në daljen më të afërt.”

Të gjithë supozuan se loja kishte përfunduar, por nuk ishte, webfaqja e Olimpiadës e tregoi ndeshjen si të “ndërprerë”. E ndërsa kjo po ndodhte, gjyqtari i VAR-it, Paolo Valeri i Italisë, po kryente kontrollet e tij të zakonshme në një gol.

Rishikimi i VAR-it: Loja ishte ndërprerë për një orë e gjysmë kur u përhap lajmi se barazimi dramatik i Argjentinës ishte përjashtuar për pozicion jashtë loje.

Ndërsa perceptimi do të jetë se VAR-it iu deshën të paktën 90 minuta për të mos lejuar golin, ai do të ishte anuluar menjëherë nëse nuk do të ishin futur tifozët në fushë.

Meqenëse “goli” i Medinës shkaktoi probleme të tilla, marrja e një vendimi të menjëhershëm për ta anuluar, mund të kishte shkaktuar probleme të mëtejshme të turmës. Organizatorët vendosen se ishte më e sigurt të prisnin derisa të largoheshin tifozët nga stadiumi dhe të njoftohej se goli ishte anuluar përmes VAR-it dhe se loja do të rifillonte pas dyerve të mbyllura.

Related Articles