Distria Krasniqi fiton sërish me Ippon dhe siguron gjysmëfinalen

Distria Krasniqi fiton sërish me Ippon dhe siguron gjysmëfinalen

Xhudistja kosovare e ka kaluar pa probleme edhe fazën çerekfinale duke siguruar kështu kualifikimin në fazën gjysmëfinale.

Krasniqi në raundin e dytë kishte mposhtur me Ippon xhudisten nga Indonezia, Maryam March Maharani.

Ndërsa tani, Krasniqi arriti që me ‘Ippon’ ta mposht kundërshtaren izraelite Gefen Primo në kategorinë 52 kilogramë..

Shpresojmë që kjo formë fantastike e Distrias të vazhdojë edhe më tutje, pasi atë e ndan edhe një luftë para se të sigurojë medaljen.

Vlen të theksohet se Distria po e mbyll duelin pa humbur shumë kohë, pasi në çerekfinale fitoi brenda 37 sekondave, ndërsa tani brenda as 60 sekondave.

Related Articles