Një aksion policor shoqëruar nga Forenzika, është zhvilluar sot në disa agjensione në Prishtinë, mbi dyshimet se janë bërë mashtrime me viza pune gjermane.
Njëri prej agjensioneve i cili është mbyllur, gjendet përballë Ambasadës së Gjermanisë.
Nga ky aksion është arrestuar një person, nën dyshimin për mashtrim, raporton Klankosova.tv, transmeton Gazeta Enigma.
Madje dëshmitarët në kushte anonimiteti thonë për klankosova.tv se nga agjencionet u janë kërkuar nga 1 mijë e 300 euro për çdo termin, dhe i cili nuk është realizuar.