Kuka, Lorianës: Erdhe nga Zvicra duke treguar se je gjaku ynë

Kuka, Lorianës: Erdhe nga Zvicra duke treguar se je gjaku ynë

Trajneri legjendar i xhudos në Kosovë, Driton Kuka, i ka kushtuar një shkrim emocional xhudistes Loriana Kuka, e cila sot humbi në meçin e dytë të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, në kategorinë deri në 78 kilogram, njofton Gazeta Enigma.

Kuka tha se Loriana la jetën në Zvicër për t’iu përkushtuar përfaqësimit të Kosovës në xhudo, ndërkohë që i uroi fat në “rrugëtimin e ri jetësor”.

Trajneri, fitues i medaljeve olimpike, po ashtu ia dedikoi disa rreshta vëllait tij Sylës, i cili është babai i Lorianës.

Shkrimi i plotë i Driton Kukës:

Dy fjalë për Lorin …

La Zvicrën tash e 8 vjet,për të arritur ëndrrat e saj për Medalje Elitare!

Fitoj medalje nga Kampionatet Evropiane e Botërore,e deshte edhe Olimpike por fati se deshti!

Erdhe nga Zvicra duke treguar se je gjaku ynë dhe deshe të bëje krenar familjen,ekipin e Kombin Shqiptar!

Dëshira jote e madhe ishte të arrije sukseset që i arrite për babin tand,vëllaun tim Sylen që me aq pasion e mbolli dashurinë për sportin e xhudos tek unë,te Agroni te mbarë familja jonë!

Fal teje vlla, jam në xhudo,fal teje që ishe treneri im dhe idoli im i jetës!

Si axha yt …

Lori të uroj fatin e Botës në  jetën tande tash e tutje,në rrugëtimin e ri jetësor!

Faleminderit për krejt

Kaq prej meje dhe Lojërat Olimpike!

Related Articles