Jo rrallë herë ndodhë që në klubet e natës, ku shkohet kryesisht për t’u argëtuar, të ketë incidente për të cilat ndërhyrja e policisë është e domosdoshme.
Njejtë dyshohet të ketë ndodhur edhe gjatë orëve të para të së enjtës, në një klub nate në Pejë.
Mbrëmë rreth orë 03:00 të mëngjesit ka ndodhur një rrahje brutale në diskotekën “Sancy”, ku dy grupe u përfshinë në një rrahje që motivet ende nuk dihen.
I përfshirë në këtë përleshje dyshohet të jetë edhe reperi i njohur Noizy bashkë me grupin e tij, njofton Sinjali, përcjellë Gazeta Enigma.
Sipas burimeve dy persona dyshohet se janë sulmuar nga reperi shqiptar dhe 7 burra të tjerë – me boks hekuri dhe mjete të tjera të rënda.
Sinjali merr vesh se personat e sulmuar nga grupi i reperit janë Muhamet Iseni – (tiktoker i njohur si Medi) dhe Bekim Hardergjonaj.
Viktimat kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës.
Ndërkaq deri më tani ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar lidhur me rastin. /Gazeta Enigma