Llapi ka mbyllur zyrtarisht sot aventurën në garat evropiane.
Skuadra e Tahir Batatinës u eliminua sot pas barazimit 2-2 në ndeshjen kthyese të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës ndaj Brondbyt, raporton Sinjali Sporti.
Dy golat për Llapin i realizoi Elvir Gashijani, të cilat në fakt ishin ‘eurogola’, duke i realizuar të dyja nga distanca.
Sidoqoftë, barazimi ishte krejtësisht i pavlefshëm për skuadrën llapjane, pasi ishte mposhtur në ndeshjen e parë me rezultat të thellë 6-0, duke u eliminuar kështu me rezultat të përgjithshëm 8-2.
Llapi ende mbetet pa një fitore në garat evropiane, duke humbur 5 e barazuar 3 ndeshje të tjera, që kur debutoi për herë të parë në garat evropiane në sezonin 2021-22.