Policia në Shqipëri ka njoftuar së një kosovar 62-vjeçar është arrestuar në Gjermani, pasi shteti shqiptar e kishte shpallur në kërkim.
F. I. dyshohet për disa vepra penale, përfshirë “kanosje” dhe “ngacmim seksual”.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 03.02.2022, i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Kanosja’, ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’ dhe ‘Ngacmimi seksual’”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Shtetasi F. I. dyshohet se ka kanosur një shtetase shqiptare për dhënien e 5000 eurove, që të mos publikonte video intime të saj. Gjithashtu, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e kësaj shtetaseje.