Mbi 200 kërkesa nga serbët për konvertimin e patentë-shoferëve në RKS

Mbi 200 kërkesa nga serbët për konvertimin e patentë-shoferëve në RKS

208 qytetarë serbë kanë kërkuar konvertimin e patentë-shoferëve nga ilegalë në RKS, vetëm në 24 orët e fundit.

Këtë e bëri të ditur  zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ndërkohë, në total deri më tani janë bërë 4 mijë e 836 kërkesa për konvertim.

Më së shumti kërkesa janë bërë nga Komuna e Leposaviqit dhe ajo  e Mitrovicës së Veriut. /Gazeta Enigma

Related Articles