Incidenti i Osmanit në Aeroportin e Shkupit, Presidenca shpreh indinjatë për deklaratat e MPB të Maqedonisë

Incidenti i Osmanit në Aeroportin e Shkupit, Presidenca shpreh indinjatë për deklaratat e MPB të Maqedonisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë së enjtës është ballafaquar me një incident në Aeroportin e Shkupit.

Të parës së shtetit nga sigurimi i aeroportit i ishte kërkuar që të kontrollohej dhe se telefoni i saj të kalonte nëpër një skener, gjë të cilën Osmani nuk e kishte pranuar.

Gjatë ditës, Presidenca e Kosovës përmes një komunikate për media ka reaguar për incidentin e nodhur.

Në reagim presidenca e Kosovës ka shprehur indinjatë për reagimet që janë bërë nga institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për atë që presidenca e ka cilësuar “propagandë” në mediat atje kundër Republikës së Kosovës, njofton Gazeta Enigma.

Presidenca e Kosovës shkruan se në vend se të kërkojnë falje, gjatë të enjtes dhe të premtes, Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka arsyetuar në tërësi kërkesën e sigurimit të aeroportit të Shkupit për të vendosur në skaner edhe telefonin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Nga Presidenca e Republikës së Kosovës kanë potencuar se situata e ndodhur në Aeroportin e Shkupit s’mund të shpjegohet e as vlerësohet ndryshe, përveç se një provokim i pastër për të shkaktuar incident.

Reagimi i plotë:



Related Articles