Boksierja nga Algjeria, Imane Khelif, ka fituar sot meçin çerekfinal ndaj boksieres hungareze Anna Luca Hamorit, duke kaluar në gjysmëfinale të katergorisë deri në 66 kilogram, shkruan Gazeta Enigma.
Khelif, pas fitores doli nga ringu duke qarë, pas bullizimit të madh që është bërë ndaj saj në rrjetet sociale në ditët e fundit, duke e akuzuar atë se është transgjinore.
Krejt kjo ndodhi kur ajo mposhti boksieren italiane Angela Carini, në më pak se një minutë, me këtë të fundit që u ankua se nuk mund t’i bënte ballë goditjeve të Khelif.
Ani se Khelif u akuzua për ndërrim gjinie, ajo është lindur femër dhe është rritur e tillë.
Megjithatë, ajo që dihet është se Khelif ka prani më të madhe të kromozomeve mashkullore, por që është diçka që nuk vlerësohet nga Komiteti Olimpik.
Shumë njerëz në mënyrë të rreme thanë se Khelif është një transgjinore në fillim, por më vonë ajo mori përsëri mbështetje dhe shumë persona kërkuan falje për kritika pa vend.
Khelif tashmë ia ka siguruar Algjerisë një medalje, por nëse do të jetë ajo e arta do të dihet në ditët në vijim. /Gazeta Enigma
Imane Khelif has just won again and broke down into tears after advancing to the semi finals #Olympics pic.twitter.com/T7Kp0oJjN6— ACD MMA (@acdmma_) August 3, 2024