Qytetarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, nesër do të protestojnë, siç tha kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, “kundër shtypjes, diskriminimit e shkeljes që na bëhet nga Beogradi”.
“Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës, të nderuar shqiptarë të Luginës. Kanë mbetur edhe pak orë nga PROTESTA. Protestë për drejtësi, barazi. Kundër shtypjes, diskriminimit e shkeljes që na bëhet nga Beogradi”, shkroi Sinani në një postim në Facebook.
“Të dalim bashkë, pa dallim. Të ngrisim zërin tonë. Për IDENTITET e DINJITET. Zërin e shqiptarëve të diskriminuar”, u shpreh tutje Sinani.
Protesta do të mbahet nesër në ora 11:00, në Sheshin e Bujanocit. /Gazeta Enigma