Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 167, raporton Gazeta “Enigma”.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.333, ndërsa deri tani nga COVID-19 kanë vdekur 2,258 persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 179.029 doza të vaksinës.
Deri më sot 41.573 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Gazeta Enigma.