47 vatra zjarri janë identifikuar në gjithë territorin e Shqipërisë.
Kështu ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë.
Forcat operacionale në terren kanë arritur që të bëjnë izolimin e plotë dhe të shuajnë 36 prej tyre derisa 11 vatra vijojnë të mbeten aktive.
Në raportimin mbi situatën e zjarreve në vend, kjo ministri bëri të ditur se, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, në Parkun Kombëtar të Prespës në Malin e Thatë, strukturat vendore kanë punuar pa ndërprerje për izolimin e vatrës së zjarrit. Zjarri vazhdon aktiv, për shkak të terrenit të vështirë, njofton ATSH, transmeton Gazeta Enigma.