Të dielën e 11 gushtit futbollisti i Ballkanit, Gentrit Halili i ka dhënë fund beqarisë, raporton Gazeta “Enigma”.
Qendërmbrojtësi i talentuar ferizajas ka kurorëzuar dashurinë e tij me atleten e njohur kosovare, Sara Susuri.
Çifti i mrekullueshëm kanë shkëlqyer në ditën e tyre më të veçantë, teksa dasma ishte thjeshtë madhështore.
Në këtë dasmë kanë qenë të pranishëm të gjithë nga klubi i futbollit Ballkani, por edhe ish-bashkëlojtarët e Halilit nga Ferizaj.
Gentriti dhe Sara tani e një kohë janë në lidhje, derisa dy sportistët e famshëm kosovarë do ta vazhdojnë jetën së bashku si të martuar.