Për herë të parë është botuar një ditar i plotë. Ai doli nga shtypi ditë më parë, ndërsa quhet “Drama e mbijetesës”.
Kjo është pjesa e parë e librit ditar, të cilën e shkroi Sabri Morina.
Ai këtë ditar e kishte mbajtur në mënyrë konsistente, ditë për ditë, duke shënuar zhvillimet më të rëndësishme në vend, politike, përpjekjet e shqiptarëve në vitet për të mbrojtur autonominë e vitit 1974, dhe më pas të fillimit të procesit të pavarësimit.
Ditari përveç se rastet lokale të zhvillimit në Komunën e Kamenicës, përfshirë edhe shënimin e ngjarjeve familjare, të cilat po ashtu janë një pasqyrë e dokeve dhe zakoneve, përmbledhë dëshmitë në formë kronike të të gjitha zhvillimeve kryesore politike në vend, si protestat masive, vrasjet e shqiptarëve nga regjimi i Beogradit, duke filluar me vrasjet e ushtarëve shqiptarë, që ende sipas detyrimeve shërbenin në ushtrinë jugosllave, pastaj si ngjarjet kryesor organizimin e “Shtetit paralel”, referendumin për “Pavarësi”, mënyrën dhe qëndrimet që mbanin mediat, mënyrën si arrinte të funksiononte shteti, rolin negativ të shqiptarëve, që vazhdonin t’i shërbenin regjimit komunist jugosllav etj.
Pjesa e parë e ditarit, i botuar në 325 faqe, format B5, përshkruan vitet 1988, 1989 dhe 1990. Fillon me 1 janar 1988 dhe përfundon me shënimet e 31 dhjetorit 1990.