Humb jetën gjilanasi, pasi u shkel në vendkalimin për këmbësor

Humb jetën gjilanasi, pasi u shkel në vendkalimin për këmbësor

Një këmbësor ka humbur jetën ditën e enjten në Gjilan, pasi është goditur nga një veturë në vendkalimin e këmbësorëve, raporton Gazeta Enigma.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Idriz Seferi”, rreth orës 20:00, transmeton Telegrafi.

“Rr. Idriz Seferi, Gjilan / 15.08.2024-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia në vendkalim të këmbësorëve ka goditur këmbësorin viktimë mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. / Gazeta Enigma.

Related Articles