Pas kryetarit, edhe anëtarja e bordit të RTK-së jep dorëheqje

Pas kryetarit, edhe anëtarja e bordit të RTK-së jep dorëheqje

Anëtarja e Bordit të RTK-së, Arta Berisha, ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj.

Kjo është dorëheqja e dytë sot nga bordi i RTK-së, pasi edhe kryetari i bordit, Besnik Boletini, njoftoi dorëheqjen e tij, shkaku i mosndëshkimeve për raportin e publikuar nga RTK për dy medie kosovare që paguhen nga shteti i Serbisë, pa ofruar asnjë dëshmi për këtë.

Berisha tha se vendimin e mori pasi raporti i Komisionit të RTK-së është i qartë dhe tregon se në rastin e fundit – botimin e një teksti të paverifikuar dhe të plasuar fillimisht nga një medium tjetër – janë shkelur standardet profesionale të gazetarisë.

“Për më keq: bordi është gënjyer”, shkroi ajo.

“Për mua ka qenë përgjegjësi e madhe dhe nder të jap kontributin tim profesional në përpjekjen që transmetuesin publik ta avancojmë drejt një shtëpie informative në shërbim të së vërtetës, edukimit dhe emancipimit shoqëror”, u shpreh ajo. /Gazeta Enigma

Related Articles