Arrestohen dy burra në Rahovec, ushtruan dhunë ndaj grave të tyre

Arrestohen dy burra në Rahovec, ushtruan dhunë ndaj grave të tyre

Dy raste dhune në familje janë raportuar në Rahovec, raporton Gazeta Enigma.

Në rastin e parë burri kishte ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

“Rahovec / 17.08.2024 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Kurse rasti i dytë, i ngjashëm me të parin, kur një burrë tjetër në gjendje të dehur ushtroi poashtu dhunë ndaj gruas së tij.

Rahovec / 17.08.2024 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar në gjendje të dehur i cili ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij viktimave femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofto policia.

Të dyja rastet përfunduan me arrestimin e të dyshuarve. / Gazeta Enigma.

Related Articles