Një shtetase e huaj ka raportuar në Polici se është dhunuar nga një mashkull, po ashtu shtetas i huaj, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas raportit policor, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 21.08.2024-05:40-06:40. Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i huaj kishte kryer veprën e lartcekur ndaj saj. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Enigma/