Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë si të dyshuar për disa vjedhje, shkruan Enigma.
Sipas Policisë ata kanë kryer vjedhje në disa kafiteri të Prishtinës dhe dyshohet se janë të përfshirë në së paku 13 raste.
“Nga njësiti i hetimeve të Drejtorisë së Kryeqytetit në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje. Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme, kryesisht në qendër të Prishtinës (në kafiteri), ku dyshohet se ankuesve u janë marrë çanta dore”.
“Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po ndërmarrin veprimet e nevojshme procedurale për së paku 13 raste të vjedhjeve”, thuhet në komunikatë.