Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Brentford me rezultat 2-0 në kuadër të javës së dytë të Ligës Premier.
Aventura e Arne Slot ka nisur mirë te Liverpooli, pasi ka mar dy fitore në dy ndeshjet e para.
Reds shënuan që në rastin e parë. Zhvillohej minuta e 13-të, kur Diogo Jota asistoi te Luis Diaz që shënoi për 1-0.
Pjesa e parë solli një lojë të ashpër ku katër lojtarë u ndëshkuan radhazi.
Liverpooli e siguroi fitoren në minutën e 71-të me golin e shënuar nga Mohamed Salah për 2-0.
Reds kanë 6 pikë, aq sa Man City, Arsenal dhe Brighton.