Kurti rreth sigurimeve shëndetësore: Qytetarët në fillim do të kenë kosto shtesë

Kurti rreth sigurimeve shëndetësore: Qytetarët në fillim do të kenë kosto shtesë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se po përgatitet ligji për sigurimet shëndetësore, duke u shprehur se kur ato të realizohen, për qytetarët do të jetë kosto shtesë.

Sipas Kurtit, qytetarët duhet të paguajnë njëherë “që të mos paguajnë më vonë”.

“Sigurimet shëndetësore janë shumë të rëndësishme, ato janë zotimi ynë. Ligjin për sigurimet po e përgatisim, nëse jo në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë që mbahet nesër, në mbledhjen tjetër do të jetë për miratim, e pastaj do t’i ndjekë procedurat për Kuvend. Kur të bëhen sigurimet shëndetësore, qytetarët do të kenë një kosto shtesë pasi do të paguajnë paraprakisht për atë që mund të na ndodhë më vonë. Për shumicën dërrmuese të shërbimeve në Kosovë paguhet pak ose fare pak. Nuk është që qytetarët paguajnë sot, e nuk janë sigurimet që do të na bëjnë të paguajnë më pak. Në fillim do të jetë e kundërta. Të paguajmë njëherë, që të mos paguajmë më vonë. Të mos i shohim sigurimet shëndetësore që do të na i parandalojnë sëmundjet”, ka deklaruar Kurti të martën gjatë përurimit të renovimit së Klinikës Emergjente në QKUK.

Ai është shprehur se buxheti për shëndetësi është rritur për rreth 50 për qind. / Gazeta Enigma.

Related Articles