Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është pyetur lidhur me blerjet e Serbisë të avionëve luftarakë nga Franca dhe kritikat që presidenti Emmanuel Macron i bëri ndaj Qeverisë së Kosovës për hapa të njëanshëm në veri të vendit.
Kurti s’komentoi për këtë, por tha se Kosova do bashkëpunim të ngushë dhe mbështetje ndërkombëtare, përfshirë edhe të Francës derisa shtoi se ka sundim ligji krahas paqes.
“Ne bëjmë sundim ligji, rend publik njëkohësisht me paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim dhe në këtë aspekt duam edhe bashkëpunimin e ngushtë edhe mbështetjen ndërkombëtare, përfshirë këtu natyrisht edhe Francën të cilën e konsiderojmë vend mik, aleat e partner shumë të rëndësishëm edhe në BE edhe në NATO”, ka thënë Kurti pas homazheve te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.