Klubi futbollistik, “FC Suhareka”, ka prezantuar nënshkrimin më të ri të klubit, raporton Enigma.
Bëhet fjalë për Endrit Krasniqin, i cili ishte pjesë e KF Shkëndija nga Tetova, e më parë pjesë e kryeqytetit tek FC Prishtina ku u shpall kampion, e pastaj duke fituar Kupën e Superkupën e Kosovës, e gjithashtu kampion me FC Drita.
Ai ka nënshkruar për tri vitet e ardhshme me Suharekën.
Krasniqi me këtë rast bëhet futbollisti më i paguar i momentit në futbollin kosovar. / Gazeta Enigma/