Sulmi në Rusi, Ukraina godet në termocentrale e ‘armikut’ të saj

Sulmi në Rusi, Ukraina godet në termocentrale e ‘armikut’ të saj

Nëpër internet po qarkullojnë video që tregojnë një seri shpërthimesh dhe zjarresh në termocentrale dhe rafineri në Rusi.

E këto raportohet t’i ketë shkaktuar Ukraina, duke shënuar kështu një nga sulmet e saj më të mëdha me dron në shtetin rus.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se kanë minimizuar sulmet gjatë natës.

Sipas tyre, ata kanë kapur dhe shkatërruar 158 mjete ajrore pa pilot të armikut.

Këto mjete u rrëzuan mbi 15 rajone, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Enigma.

Sulmet ukrainase kanë ardhuar pasi Rusia pretendoi fitime të mëtejshme në rajonin lindor të Donbasit, ku forcat e saj kanë bërë një avancim të ngadaltë dhe të rëndë javët e fundit. /Gazeta Enigma

Related Articles