Kurti: Investimet e Huaja Direkte, 2.4 herë më shumë se e qeverive të kaluara

Kurti: Investimet e Huaja Direkte, 2.4 herë më shumë se e qeverive të kaluara

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se mesatarja e Investimeve të Huaja Direkte, gjatë qeverisjes Kurti, është 2.4 herë më shumë se mesatarja vjetore e qeverive të kaluara, shkruan Enigma.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se mesatarja vjetore e Investimeve të Huaja, që nga viti 2017, deri para Qeverisë Kurti, ishte 299.8 milionë euro.

“Mesatarja vjetore e Investimeve të Huaja Direkte gjatë qeverisjes sonë është 705.6 millionë euro apo 2.4 herë më shumë sesa mesatarja vjetore gjatë qeverive të kaluara e cila është 299.8 milionë euro nëse e marrim nga viti 2007 e këtej. Qeverisja e mirë dhe e ndershme, me besueshmëri dhe kënaqshmëri të lartë qytetare, sundimi i ligjit, përparimi demokratik, stabiliteti institucional, reformat ekonomike, përgjegjshmëria fiskale, politikat tatimore të përshtatshme, mbështetja e investimeve përmes garantimit të kredive, fuqia punëtore e kualifikuar, e me skemat e punësimit të subvencionuara nga qeveria po e bëjmë shtetit tonë një destinacion përherë e më shumë tërheqës për investime dhe opsion gjithnjë e më të favorshëm për investitorë të huaj”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Teksa më tej, Kryeministri ka thënë se përmes “investimeve, sundimit të ligjit, e qeverisjes së mirë” qeveria e tij po e bën shtetin një destinacion “më tërheqës” për investime të huaja.

Related Articles