Prokuroria Themelore në Prishtinë është në kërkim të personave të tjerë që dyshohet se kanë qenë pjesëmarrës në të shtënat e mbrëmjes së 1 shtatorit në Prishtinë, ku u shkrepën plotë 100 plumba e u vra një person.
Këtë për Gazetën Enigma e konfirmoi kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.
“Prokuroria është duke ndërmarr veprime hetimore për zbardhjen e identitetit të personave të tjerë të cilët ende nuk janë identifikuar e të cilët kanë marrë pjesë në këtë përleshje me armë zjarri ku mbeti një i vdekur dhe disa të plagosur”, tha Gashi.
Gashi tha se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kryer punën e saj “në mënyrën më të mirë” në rastin e ndodhur në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, “ashtu që në këtë rast Prokurori kujdestar së bashku me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë me të papranuar informatën për këtë rast kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore”.
Deri më tani janë pesë të arrestuar nga të grupet kriminale, Sekiraqa dhe Capat, për këtë rast.
Pesë të pandehurve u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. /Gazeta Enigma